Card image cap

Bëhuni transparent & dhe kërkoni më të mirën për klientët tuaj (edhe nëse kjo nuk është profitabile për ju)

15 Jul 2019

Kjo është një prej cështjeve më kritike që ekzistojnë dhe që lidhen me krijimin e besueshmërisë për brendin tuaj. Mënyra më e mirë për të krijuar besueshmëri në lidhje me brendin tuaj është ofrimi i përgjigjeve të sinqerta, dhe kërkimi i më të mirës për klientët tuaj, dhe më e rëndësishmja, të përgjigjeni ndershëm nëse mundeni apo nuk mundeni t’i ndihmoni atyre.

Kjo është mënyra sipas së cilës Heath pronar i Elevated Home Buyers, na këshillon të operojmë më biznesin: “Unë jam shumë i etur në lidhje me atë se për cfarë mund një individ të shesë një shtëpi dhe cfarë kosto do kishte rregullimi i saj. Numrat e mi, sigurisht duhet të jenë në mënyrë konzervative paralele me riskun që e ndërrmar, mirëpo duke komunikuar me një investitor, një pronar shtëpie mund të kuptojë sensin e vërtetë të natyrës së një ndërveprimi të tillë. Investitorët e mirë, fillimisht mundohen t’a kuptojnë problemin dhe pastaj të ofrojnë zgjidhje, edhe nëse kjo nënkupton shitjen e pronës tek një investitor tjetër. Unë kam vizituar pronarët e shtëpisë, duke e ditur se shtëpitë e tyre nuk kam mundur t’i blej, vetëm e vetëm që t’u ofroj atyre këshilla për zgjidhjen e problemit”.

 

Kur e operoni biznesin tuaj në këtë mënyrë, ju krijoni një nivel të lartë besimi. Kur arrini të jeni transparent aq sa t’i thoni klientëve tuaj se “Unë nuk jam personi i duhur që mund t’iu ofroj juve të arrini qëllimet tuaja” - ju krijoni besiin maksimal. Kur u thoni klientëve “investitori x ofron cmim më të lartë, mirëpo ne ofrojmë këto vlera, dhe klienti iu zgjedh juve, kjo nënkupton se keni arritur besueshmëri falë transparencës dhe sinqeritetit tuaj, dhe klienti nuk do ndihet i mashtruar, apo i nxënë në kurth.

Bashkohu me agjentët dhe ekipin tonë profesional

Ne do të ju ndihmojmë në qira marrje-dhënje.

Na Kontaktoni Lexo më shumë

Të drejtat © 2018 KOSOVA.ESTATE. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Zhvilluar nga DevCode5